
Moti sot kryesisht me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me intervale të shkurtra vranësirash.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.

