Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare priten vetëm në zonat malore të lindjes.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, era mund të forcohet duke arritur deri në 17 m/s.

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë. /rtsh/

Share This