Zelensky takon Trump më 28 korrik, Ukraina dhe Rusia intensifikojnë sulmet në prag të bisedimeve

Zelensky takon Trump më 28 korrik, Ukraina dhe Rusia intensifikojnë sulmet në prag të bisedimeve

Dronët ukrainas goditën depot dhe infrastrukturën energjetike në qytetin rus Belgorod, duke shkaktuar shpërthime, zjarre dhe disa të lënduar. Në rajonin e Saratovit, u raportuan flakë dhe tym në aeroportin ushtarak Engels-2, ku operojnë bombarduesit strategjikë rusë.

Ushtria ukrainase duke iu përgjigjur sulmeve ruse beri me dije se një nga dy raketat dhe 127 nga 157 dronët e lëshuar nga forcat e Moskës u rrëzuan gjatë natës. “Forcat ruse sulmuan portet ukrainase të Izmail, Odessa dhe Nikolayev gjatë natës”-  njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Me valën e fundit të dronëve, Ukraina iu përgjigj sulmeve ruse në Sloviansk dhe ndaj një kamp stërvitjeje në rajonin e Kievit, të cilat të premten u morën jetën 15 personave. Të njëjtën ditë forcat ukrainase goditën rajonin rus të Kirov, i cili ndodhet më shumë se një mijë kilometra larg frontit, duke vrarë disa persona.

Edhe Shën Petersburgu u godit nga sulmet me dron një ditë më parë. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohen në Uashington më 28 korrik. /rtsh/

Share This