Viti i Ri nis me diell në të gjithë Shqipërinë

Viti i Ri nis me diell në të gjithë Shqipërinë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se viti i ri në Shqipëri do të nisë me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell, megjithëse temperaturat do të shënojnë rënie.

Dita e enjte pritet të karakterizohet nga kthjellime në të gjithë territorin, me vranësira të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore lindore. Në akset rrugore malore do të ketë ngrica, ndërsa në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Era do të fryjë nga verilindja drejt juglindjes me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina mund të arrijë deri në 9 m/s, duke sjellë valëzim të lehtë në det me forcë 1–2 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga -7°C në zonat verilindore deri në 13°C në jug të vendit, ku qytete si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda do të përjetojnë mot të kthjellët dhe relativisht më të butë gjatë orëve të mesditës.

Temperaturat parashikohen:
Shkodër: -3/6°C, diell
Kukës: -6/5°C, diell
Lezhë: -2/6°C, diell
Dibër: -7/2°C, diell
Durrës: -2/11°C, diell
Tiranë: -3/10°C, diell
Elbasan: -2/9°C, diell
Berat: -5/11°C, diell
Vlorë: 0/12°C, diell
Korçë: -6/6°C, diell
Gjirokastër: -2/6°C, diell
Sarandë: 2/13°C, diell /atsh/

Share This