
Viktima që u shkel për vdekje nga kamioni ishte punëtor sigurimi në KEK
Klan Kosova ka mësuar se punëtori i KEK-ut i cili mbeti i vdekur ishte punëtor i sigurimit.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka brenda QKMF-së në Obiliq, ai ishte nën menaxhimin e këtij institucioni dhe jo të ndonjë kompanie private.
Informacionet e para janë që vozitësi i kamionit që shkeli për vdekje viktimën nuk e kishte parë atë teksa po e kthente automjetin prapa.
Personi që e ka shkelur me kamion ishte nga një kompani e nënkontraktuar nga KEK-u, dhe ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur brenda oborrit të Termocentralit Kosova B.


