Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për ‘vrasje në tentativë’

Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për ‘vrasje në tentativë’

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 prill 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca në Kosovë, i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Policia bën të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim me institucionet franceze.

“I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, theksohet më tej.

Share This