Vazhdon numërimi – Kush nuk po e “lëshon” kryesimin e listës me vota?

Vazhdon numërimi – Kush nuk po e “lëshon” kryesimin e listës me vota?

32.79 përqind ose 819 nga 2 mijë e 498 vendvotime janë numëruar deri më tani nga votat e kandidatëve për deputetë në garën e 7 qershorit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga numërimi i deritanishëm del se në Lëvizjen Vetëvendosje me vota kryeson, Albin Kurti (74,636 vota), kurse në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza me 36 mijë e 29 vota.

Në krye të listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës qëndron, Vjosa Osmani me 24 mijë e 55 vota.

Në Aleancë, i pari me vota është Ardian Gjini që mori 12 mijë e 588, njofton Klankosova.tv.

Share This