Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse

Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse

Elita e basketbollit kosovar vazhdon sonte me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të.

GO+Peja – Bashkimi është derbi i kësaj jave. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e katër humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Kjo xhiro do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore e nëntë humbje.

Superliga/Java 13

E diel

17:00 GO+Peja – Bashkimi

19:30 Bora – Golden Eagle Ylli

Share This