
Superliga vjen sot me tri superduele
Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me tri ndeshjet e fundit të xhiros së 18-të.
Në program janë tri përballje shumë të rëndësishme, ku gjashtë skuadra do të kërkojnë pikët e plota për të realizuar objektivat e tyre në kampionat.
Malisheva do të jetë nikoqire e Dritës në stadiumin “Liman Gegaj”, në një duel ku të dyja ekipet synojnë fitoren për të mbetur në garë për pozitat e larta në tabelë.
Një tjetër sfidë e fortë do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret liderin aktual të kampionatit, Ballkanin, në një ndeshje ku vendasit kërkojnë befasi, ndërsa mysafirët synojnë të ruajnë kreun.
Ndërkohë, Gjilani do të kërkojë vazhdimin e serisë së rezultateve pozitive, teksa para tifozëve të vet do të përballet me Prishtinën e Re.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme do të nisin në ora 13:00.


