“Sheshet do të mbushen së shpejti me protestues”, çfarë po paralajmëron Avdullah Hoti në reagimin ndaj Albulena Haxhiut për gazin amerikan

“Sheshet do të mbushen së shpejti me protestues”, çfarë po paralajmëron Avdullah Hoti në reagimin ndaj Albulena Haxhiut për gazin amerikan

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.

Pas deklaratës së Haxhiut, ka reaguar Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili i thotë asaj se “Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja. Dhe sheshet do të mbushen së shpejti”, transmeton GE.

Reagimi i tij i plotë:

Si mund të deklarohet U.D. e Presidentes se nuk e ka parë deklaratën e palës amerikane lidhur me projektin e gazit?

Kur të mbushen sheshet me protestues e shihni sa serioze është çështja.

Dhe sheshet do të mbushen së shpejti.

Për vite me radhë, kur paralajmërimet kanë ardhur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, kemi parë një qasje për t’i minimizuar, për t’i sulmuar ose për t’i shpërfillur.

Serioziteti ndaj një çështje jetike për të ardhmen e vendit tregon se çfarë prioritetesh ka kjo qeverisje. E papranueshme.

Share This