Sali Berisha për vdekjen e Fatos Nanos: Ishte personaliteti kryesor i së majtës shqiptare gjatë tranzicionit

Sali Berisha për vdekjen e Fatos Nanos: Ishte personaliteti kryesor i së majtës shqiptare gjatë tranzicionit

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka ndërruar jetë sot.

Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe kreu i PD’së, Sali Berisha, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjarët, miqtë dhe socialistët.

Në postimin e tij, Berisha shkruan:

“Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare, si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”

Fatos Nano ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, duke shërbyer disa herë si kryeministër dhe duke drejtuar për gati një dekadë Partinë Socialiste.

Share This