
Presidenti Ademi sjell lajmin e madh: Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës
Leon Avdullahu do të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës, shkruan Rekordi.net.
Këtë lajm e sjellë Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
I pari i futbollit tonë përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se Avdullahu ka vendosur të luajë për fanellën dardane.
Ky është postimi i Ademit:
Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat.
Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen.
Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty.
Të priftë e mbara me Kosovën! /Rekordi.net


