Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur nëse bllokimi amerikan vazhdon

Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur nëse bllokimi amerikan vazhdon

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit të naftës në botë, “nuk do të qëndrojë e hapur” nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bllokadën ndaj Iranit.

“Kalimi përmes ngushticës së Hormuzit do të kryhet në bazë të një rruge të përcaktuar dhe me lejen e Iranit”, tha kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bayer Galibaf.

Komentet e tij vijnë pas një postimi të Trump në platformën e tij Truth Social se bllokimi amerikan do të mbetet në fuqi derisa “marrëveshja me Iranin të përfundojë 100%”.

Ndërkohë, Trump la të hapur mundësinë që armëpushimi me Iranin të mos zgjatet nëse nuk arrihet një marrëveshje.

“Unë mund të mos e zgjas nëse negociatat me Teheranin nuk kanë sukses deri të mërkurën, kur armëpushimi skadon. Atëherë do të keni një bllokadë dhe për fat të keq do të duhet të vazhdojmë të hedhim bomba”, tha Trump.

Ndërkohë, delegacionet amerikane dhe iraniane pritet të mbërrijnë në Pakistan këtë fundjavë. /rtsh/

Share This