
Netanyahu: Izraeli vajton me komunitetin hebre pas sulmit në Mançester
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli “vajton me komunitetin hebre në Mbretërinë e Bashkuar” pas sulmit të sotëm në sinagogën e Mançesterit, në veri të Anglisë.
“Izraeli vajton me komunitetin hebre në MB pas sulmit barbar terrorist në Mançester. Zemrat tona janë me familjet e të vrarëve, dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve,” tha Netanyahu në një deklaratë të dhënë nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit, raporton CNN.
“Dobësia përballë terrorizmit sjell vetëm më shumë terrorizëm. Vetëm fuqia dhe uniteti mund ta mundin atë,” përfundoi Netanyahu.


