Shkëndija e Tetovës e nis me humbje në Conference League

Shkëndija e Tetovës e nis me humbje në Conference League

Rayo Vallecano ka arritur një fitore 2-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e zhvilluar të enjten në “Estadio de Vallecas” në kuadër të Conference League.

Teposhtëza e skuadres shqiptare nga Maqedonia e Veriut ka filluar pas njëzet minutash lojë, kur përfundimisht është konkretizuar dominimi i skuadrës vendase. Portieri i Shkëndijës ka bërë disa pritje vendimtare, por nuk ka arritur të ndalte golat.

Ka qenë Unai Lopez ai i cili fillimisht e ka shfrytëzoi pasimin e Pacha Espino për të dërguar topin në cepin e poshtëm të portës e vetëm katër minuta më vonë, Alvaro Garcia ka asistuar për Fran Perez, i cili me një goditje të saktë e ka dyfishuar epërsinë e vendasve.

Në pjesën e dytë, vendasit kanë vazhduar të krijojnë raste, duke pasur një dominim të qartë në goditjet drejt portës, ndërsa Shkëndija pavarësisht disa tentativave ka mbetur pa shënuar falë pritjeve të portierit Gaye.

Share This