Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fryjë me shpejtësi deri në 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë, raporton atsh.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 11/25 Diell pak re
Kukës 8/22 Diell pak re
Lezhë 10/24 Diell pak re
Dibër 8/22 Diell pak re
Durrës 11/25 Diell pak re
Tiranë 12/26 Diell pak re
Elbasan 11/24 Diell pak re
Berat 10/26 Diell pak re
Vlorë 10/24 Diell pak re
Korçë 7/21 Diell pak re
Gjirokastër 7/25 Diell pak re
Sarandë 11/24 Diell pak re
Share This