
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, nisin hetimet
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar mëngjesin e 9 shtatorit në Leposaviq.
Sipas Policisë së Kosovës, pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor. Ky i fundit ka konstatuar vdekjen e një gruaje kosovare.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

