Champions-i vazhdon sonte superduele, Muriqi në aksion

Champions-i vazhdon sonte superduele, Muriqi në aksion

Pas dy netëve spektakolare, Liga e Kampionëve vazhdon sonte me gjashtë ndeshjet e fundit të xhiros së parë në fazën e ligës.

Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Fenerbahçes dhe Romës, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Gjiganti turk, që gjatë verës realizoi disa përforcime të rëndësishme, përfshirë rikthimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, synon ta nisë aventurën evropiane me fitore.

Muriqi është një nga futbollistët kryesorë të Fenerbahçes dhe po kalon një formë të mirë në fillim të sezonit. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës turke, me synimin për të gjetur sërish rrugën drejt golit.

Ndeshja Fenerbahçe–Roma nis në orën 18:45, në të njëjtën kohë kur zhvillohet edhe dueli PSV Eindhoven–Shakhtar Donetsk.

Spektakli vazhdon në orën 21:00. Bayern Munich do ta nisë fushatën evropiane përballë Bodo/Glimt, ndërsa Manchester United në shtëpi do të përballet me debutuesin nga Azerbajxhani, Sabah.

Për Manchester Unitedin, kjo është paraqitja e parë në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2023/24, ndërsa sfida ndaj Sabahut do të jetë ndeshja e 300-të e klubit anglez në Kupën Evropiane.

Në Itali, Como do të bëjë debutimin e tij në garat evropiane përballë RB Leipzig, në një tjetër moment historik për klubin e drejtuar nga Cesc Fàbregas.

Në programin e mbrëmjes është edhe përballja mes Slavia Prahës dhe Lensit.

Me këto gjashtë ndeshje kompletohet xhiroja e parë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pas tri netëve të mbushura me përballje interesante dhe spektakël nga futbolli elitar evropian.

Sonte takohen:

Share This