Mbyllen ndeshjet e Superligës, rezultate befasuese?

Mbyllen ndeshjet e Superligës, rezultate befasuese?

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të xhiros sw 32-tw tw Superligë sw Kosovës në futboll.

Llapi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 0-1.

Heroi i ndeshjes ishte kapiteni Arbnor Ramadani, i cili realizoi golin e vetëm të takimit dhe i siguroi skuadrës së tij tri pikë të arta.

Me këtë sukses, Llapi bën një hap të madh drejt mbijetesës në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Ballkani pëson një goditje në garën për titull, duke humbur terren në momentet vendimtare të sezonit.

Ndërkohë, Drenica ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal 0-1.

Golin e fitores për skuadrën nga Skenderaj e realizoi Fjoart Januzi, i cili u përkujdes që Drenica të largohet nga kjo ndeshje me fitore të vlefshme.

Me këtë fitore, Drenica forcon pozitat e saj në renditje, ndërsa Dukagjini mbetet pa pikë në këtë përballje të rëndësishme në kampionat.

Ndërkaq, dueli mes Gjilanit dhe Ferizajt është mbyllur baras 1-1.

Share This