Lufta në Ukrainë-Umerov: Bisedimet në Florida në vazhdën e suksesit të atyre të Gjenevës

Lufta në Ukrainë-Umerov: Bisedimet në Florida në vazhdën e suksesit të atyre të Gjenevës

Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, deklaroi se bisedimet në Florida për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vazhduar suksesin e takimit të mëparshëm në Gjenevë.

Si kreu i delegacionit ukrainas, Umerov e bëri këtë deklaratë para gazetarëve pas takimit.

“Përsëri, ne jemi mirënjohës ndaj popullit amerikan, udhëheqjes amerikane dhe një skuadre të shkëlqyer me Sekretarin e Shtetit, Steve Ëitkoff, Jared Kushner, për punën e tyre të jashtëzakonshme me ne”, tha Umerov.

Ai theksoi se qëllimi kryesor i përpjekjeve të përbashkëta është një Ukrainë e zhvilluar dhe e fortë.

Ne diskutuam të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për Ukrainën, për popullin ukrainas, dhe SHBA-ja ishte super mbështetëse”, shtoi sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Umerov përmendi gjithashtu takimin e suksesshëm në Gjenevë dhe vuri në dukje se të dielën, palët “vazhduan këtë sukses”.

Ndërkaq, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, përshkroi takimin e të dielës midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase në Florida, i fokusuar në vendosjen e paqes në Ukrainë, si “produktiv”, duke theksuar se puna e madhe mbetet ende për t’u bërë.

Takimi u zhvillua në Shell Bay Club në Hallandale Beach, ku morën pjesë nga ana amerikane Rubio, i dërguari special Steve Ëitkoff dhe dhëndri i Trump-it, Jared Kushner.

Delegacioni ukrainas përfshinte gjithashtu Andrii Hnatov, kreun e forcave të armatosura të Ukrainës, dhe ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha.

Bisedimet u përqendruan në çështje kyçe si garancitë e sigurisë për Ukrainën, parandalimi i agresioneve të ardhshme, rindërtimi i vendit dhe një paqe e drejtë që lë Ukrainën sovrane dhe të pavarur.

Umerov falënderoi administratën Trump për angazhimin e saj, duke thënë se “SHBA-ja po na dëgjon, po na mbështet dhe po ecën pranë nesh”.

Këto negociata vijnë pas revizionimeve të planit 28-pikësh të paqes, i cili u kritikua fillimisht për favorizimin e Rusisë, dhe pas një serie takimesh sekrete midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë. /rtsh/

Share This