Kryeministri Kurti nuk është marrë në pyetje në Polici – Qeveria mohon raportimet mediatike

Kryeministri Kurti nuk është marrë në pyetje në Polici – Qeveria mohon raportimet mediatike

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj raportimeve se kryeministri Albin Kurti është paraqitur në Polici për t’u marrë në pyetje lidhur me rastin e Faton Klinakut të OVLUÇK-së.

Sipas Kryeziut, Kurti nuk ka shkuar në stacion policor, por ka dhënë deklaratë nga zyra e tij para zyrtarëve të Policisë.

“Kryeministri Kurti deklaratën e tij para zyrtarëve policorë e ka dhënë në zyrën e tij, e jo NË polici, siç pretendojnë në tituj dhe shtrembërojnë informacionin portalet”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndërkohë, Faton Klinaku, ish-ushtrues detyre i kryetarit të OVLUÇK-së, është akuzuar më 1 gusht 2025 për kanosje ndaj Kurtit, përmes postimeve kërcënuese në rrjetet sociale në gusht të vitit 2023.

Kurti ka refuzuar të paraqitet edhe në një tjetër rast ku është ftuar si dëshmitar, për hetimet rreth rezervave shtetërore, duke kërkuar që prokurorët ta intervistojnë në zyrën e tij në kryeministri.

Share This