Marseille nis negociatat për Zhegrovën, edhe Al Nassr i Ronaldos në garë për yllin kosovar

Marseille nis negociatat për Zhegrovën, edhe Al Nassr i Ronaldos në garë për yllin kosovar

E ardhmja e Edon Zhegrovës është në pikëpyetje, teksa interesimi për yllin kosovar po rritet ndjeshëm në këtë afat kalimtar veror.

Sipas “Foot Mercato” dhe eksperti i merkatos Fabrizio Romano, Olympique de Marseille është në bisedime për transferimin e anësorit të Lille OSC, por nuk është i vetmi klub në garë.

Zhegrova, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lille, ka shprehur hapur dëshirën për një sfidë të re, ndërsa drejtuesit e “Les Dogues” janë të gatshëm ta shesin – për çmimin e duhur.

Marseille e sheh përfaqësuesin e Kosovës si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, me synimin që ai të ofrojë konkurrencë në krahun e djathtë të sulmit për Mason Greenëood.

Megjithatë, konkurrenca vjen edhe nga Arabia Saudite. Klubi Al-Nassr, ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix, është futur seriozisht në garë dhe thuhet se tashmë ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Zhegrovës.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u larguar dhe afatit të kontratës, Lille nuk e ka ndërmend të bëjë lëshime, duke kërkuar një shumë prej 15 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për kartonin e tij.

Me interesimin në rritje dhe orët që ecin drejt fundit të merkatos, pritet që e ardhmja e Zhegrovës të vendoset së shpejti – mes Evropës dhe ofertës së majme nga Lindja.

Share This