Kosova U21 mundet nga Spanja U21

Kosova U21 mundet nga Spanja U21

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur nga Spanja U21, me rezultat 3-1, të martën në ‘Fadil Vokrri’.

Dardanët e rinj dhe ekipi spanjoll u ballafaquan në kuadër të kualifikimeve për EURO 2025.

Ndonëse kombëtarja jonë, u angazhua mjaft shumë, sidomos në pjesën e parë, megjithatë, spanjollët më përvojën më të madh morën në pikët e plota nga kjo sfidë.

Skuadra mysafire përmes Roca në minutën e 11-të kalojë në epërsi prej 1-0, derisa dhjetë minuta më vonë Arianit Hasani më një supergol barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.

Edhe fraksioni i dytë i kësaj sfidë prodhoi lojë mjaft të mirë.

Goli i fitores e avantazhit për spanjollët u shënua në minutën e 70-të, kur sulmuesi i Udineses, Iker Bravo devijoi topin dhe e dërgoi në rrjetë për 1-2.

Futbollistët e kombëtares sonë, tentuan më të gjitha forcat që të gjenin sërish golin e barazimit, por tentimet e skuadrës sonë ishin të kota, derisa skuadra udhëtuese në minutën e 90+5’ më anë të Nino realizuan golin e tretë.

Kosova pas dy ndeshjeve ka vetëm një pikë, derisa Spanja prinë në Grupin A me gjashtë pikë sa ka edhe Finlanda.

Share This