PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet

PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e votimit të Qeverisë së re, e cila u votua më 13 shtator.

Pas dorëzimit të lëndës, Tahiri tha se Kuvendi aktual, sipas vlerësimit të PDK-së, është i pakonstituuar dhe pa legjitimitet të plotë.

“Sot bashkë, bashkë përsëri me Përparimin, që ju kemi paralajmëruar edhe dje, jemi këtu te Gjykata Kushtetuese, ku e deponuam kërkesën tonë për me e trajtuar edhe po ashtu çështjen e votimit të Qeverisë”, tha Tahiri.

Ai theksoi se, sipas PDK-së, Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë për të rikthyer, siç u shpreh ai, ligjshmërinë dhe respektimin e rendit kushtetues.

Pra, ky Kuvend, i cili tashmë ka dilema dhe është i vlerësuar prej anës tonë që është i pakonstituuar dhe pa legjitimitet të plotë, patjetër që duhet t’i vendoset masa dhe duhet të kthehet ligjshmëria nga Gjykata Kushtetuese”, deklaroi ai. /GE/

 

Share This