
Zyrtarizohet miqësorja e parë, Shqipëria përballet me Izraelin në ‘Air Albania’
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar për zyrtarizimin e ndeshjes miqësore ndërmjet kuqezinjve dhe Izraelit.
Në njoftimin zyrtar është theksuar se kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor në “Air Albania”, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit.
Kjo do të jetë përballja e shtatë në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Evropiane.
Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.


