77-vjeçari nga Kosova arrestohet në Merdar nga policia serbe

77-vjeçari nga Kosova arrestohet në Merdar nga policia serbe

Një person nga Kosova është arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare në Merdar.

Siç pretendohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i arrestuari H.H., i lindur më 1948, dyshohet për “krime lufte”.

Në të njëjtin njoftim thuhet se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe se më pas do të dërgohet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamenti për Krime të Rënda, Shërbimi për Zbulimin e Krimeve të Luftës, në pikëkalimin kufitar Merdar, kanë arrestuar H. H. (1948) për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krim lufte. Dyshohet se në qershor të vitit 1999 në Podujevë (AK KiM), në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të “UÇK-së”, me armë zjarri ka privuar nga jeta një civil të kombësisë serbe”, thuhet në njoftim.

Share This