
Izraeli dhe Siria bien dakord për armëpushim, thotë i dërguari i posaçëm i Trump
Izraeli dhe Siria kanë rënë dakord për një armëpushim pas ndërhyrjes ushtarake të Izraelit këtë javë në luftimet sektare midis forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura rivale, tha të shtunën në mëngjes i dërguari special i SHBA-së në Siri, Tom Barrack.
Në një reagim në rrjete sociale, Barak shkroi në postimin e tij se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ranë dakord për një armëpushim, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, me mbështetjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mark Rubio, ranë dakord për një armëpushim që u përqafua nga Turqia, Jordania dhe fqinjët e saj.Ne u bëjmë thirrje druzëve, beduinëve dhe sunitëve të ulin armët dhe së bashku me pakicat e tjera të ndërtojnë një identitet të ri dhe të bashkuar sirian në paqe dhe prosperitet me fqinjët e tyre.”
Kujtohet se të mërkurën Izraeli nisi sulme ajrore në Damask, ndërsa goditi forcat qeveritare siriane në jug, duke kërkuar tërheqjen e tyre. Tel Avivi thekson se po mbron druzët e Sirisë.
Armëpushimi nëse zbatohet, shënon një zhvillim të rëndësishëm diplomatik në një konflikt që ka zhvendosur gati 80,000 njerëz në më pak se një javë dhe ka nxjerrë në pah tensionet komplekse sektare që ende e shqetësojnë Sirinë.
Ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake e Izraelit për të mbrojtur komunitetet druze siriane shënon një përfshirje të pazakontë ndërkufitare që mund të vendosë precedentë për konflikte të ardhshme rajonale që përfshijnë grupet minoritare. /rtsh/


