Haxhiu pret delegacionin e Kongresit amerikan: Miqësia me SHBA-të, jetike për Kosovën

Haxhiu pret delegacionin e Kongresit amerikan: Miqësia me SHBA-të, jetike për Kosovën

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kongresmenin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, të cilët ishin pjesë e një delegacioni të Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke e cilësuar këtë marrëdhënie si jetike për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, u shpreh Haxhiu.

Ajo falënderoi kongresmenin Keith Self për mbështetjen ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Lugina e Preshevës.

Sipas Haxhiut, integrimi euroatlantik i Kosovës mbetet një element kyç për sigurinë afatgjatë dhe stabilitetin në rajon.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes vlerësoi edhe praninë e kongresmenit Suhas Subramanyam, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-të në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, arsimi dhe inovacioni.

Në takim u ritheksua përkushtimi i Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të në fusha kyçe si siguria, mbrojtja, ekonomia dhe integrimi euroatlantik, me synimin për të konsoliduar rolin e saj si partnere e besueshme në arenën ndërkombëtare. /rtsh/

Share This