
Hamza pasi iu ndal rryma në Klinë: Ky është shërbimi i veçantë i qeverisë për pesë vjet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka kritikuar ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, duke theksuar se edhe sonte në Klinë, gjatë tubimit elektoral të PDK-së, qytetarët u përballën me mungesë të rrymës.
“Sonte na u ndalë rryma në Klinë. Kjo tashmë na është bërë rutinë. Ky ishte shërbimi i veçantë i kësaj qeverie për pesë vjet,” ka deklaruar Hamza.
Ai ka theksuar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë një mundësi për ndryshim dhe për një qeverisje që ofron shërbime funksionale për qytetarët.
“Më 28 dhjetor, le ta ndriçojmë të ardhmen e Kosovës me votën tonë. Më 28 dhjetor, votoni për një qeveri që punon,” ka shtuar Hamza, duke përmbyllur mesazhin me sloganin e PDK-së: “Bashkë. Përpara.”


