Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: Ky refuzim është johuman, bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut

Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: Ky refuzim është johuman, bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka shprehur shqetësim të thellë për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

Sipas OVL-së, nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në procesin gjyqësor. Organizata e konsideron këtë vendim si të pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë i OVL-së thekson:

“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi. Këtë shqetësim do ta ngremë tek të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje të rënda.”

Organizata premton që do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje dhe të kërkojë reagim ndërkombëtar për të garantuar të drejtat humane të të dënuarve.

Share This