Dyshime për keqpërdorim të votave, Policia në aksion në Prizren

Dyshime për keqpërdorim të votave, Policia në aksion në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar për RTK se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti.

Ndryshe më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim.

Share This