Abdixhiku: S’ka marrëveshje për president, të bëhemi gati për zgjedhje

Abdixhiku: S’ka marrëveshje për president, të bëhemi gati për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se takimet ndërmjet dy subjekteve politike për çështjen e presidentit nuk do të vazhdojnë më.

Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka theksuar se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar dhe se partia e tij nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje me Vetëvendosjen në këtë drejtim. Sipas tij, komunikimi dhe diskutimet për çështjen e presidentit janë ndërprerë.

Deklarata e tij vjen në një periudhë debatesh politike rreth zgjedhjes së kreut të shtetit dhe raporteve ndërpartiake në skenën politike në Kosovë, raporton rtk.

“Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit LDK ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet… U përpoqa, provova, por nuk arrita fatkeqësisht. Tani i kthehemi LDK-së dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda partisë. Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së”, ka deklaruar Abdixhiku.

Share This