
Dueli Sllovaki–Kosovë “hap krahët”, nisin fluturimet direkte Prishtinë–Bratislavë
Ka nisur linja e re ajrore direkte mes Prishtinës dhe Bratislava, duke sjellë një mundësi të re udhëtimi për qytetarët dhe tifozët kosovarë.
Ky zhvillim vjen në prag të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Sllovakisë dhe Kosovës, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionalizimin e kësaj linje ajrore.
Sllovakët dhe Dardanët do të ndeshen më 26 mars në Bratislavë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026.
Bratislava, një nga qytetet evropiane me arkitekturë tërheqëse dhe ofertë të pasur kulturore, tashmë bëhet më e qasshme për udhëtarët nga Kosova, qoftë për vizita të shkurtra apo qëndrime më të gjata.

Federata e Futbollit të Kosovës përveç në aspektin sportiv, kjo nismë pritet të ndikojë edhe në rritjen e qarkullimit ekonomik dhe turizmit ndërmjet dy vendeve.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse iniciativa të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me pritjet që fluturime direkte të mund të hapen edhe drejt destinacioneve të tjera ndërkombëtare, përfshirë edhe New York, atje ku shpresojmë së Kombëtarja e jonë do të jetë në eventin më të madh të futbollit botëror.


