
Super Bowl 60, bileta rekord për finalen e madhe në Kaliforni
Finalja e madhe e Super Bowl 60 mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots pritet të jetë një nga eventet sportive më të shtrenjta për tifozët në vitet e fundit.
Ata që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen nga afër në “Levi’s Stadium” të Santa Clara-s në Kaliforni, duhet të kenë nisur prej kohësh kursimet për të siguruar një biletë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rishitja e biletave nuk konsiderohet shkelje ligjore dhe për këtë arsye janë së paku shtatë portale të specializuara që i rikthejnë biletat në treg për evente të ndryshme sportive dhe argëtuese.
Sipas të dhënave, çmimi mesatar i biletave për Super Bowl 60 është rreth 1,072 dollarë më i lartë krahasuar me një vit më parë, kur finalja u zhvillua në “Caesars Superdome” të New Orleans, ku u përcaktua fituesi i Super Bowl 59.
Bileta më e lirë për Super Bowl LX këtë vit shitet në portalin “StubHub” me çmim prej 6,652 dollarësh, një shifër që konfirmon rritjen e vazhdueshme të kostos për të qenë prezent në stadium.
Mesatarja e çmimeve të biletave në Super Bowl-et e fundit:
– Super Bowl 59: 8,076 dollarë (Caesars Superdome, New Orleans – Kansas City Chiefs vs. Philadelphia Eagles)
– Super Bowl 58: 12,128 dollarë (Allegiant Stadium, Las Vegas – San Francisco 49ers vs. Kansas City Chiefs)
– Super Bowl 57: 8,907 dollarë (State Farm Stadium, Glendale, Arizona – Kansas City Chiefs vs. Philadelphia Eagles)
– Super Bowl 56: 10,322 dollarë (SoFi Stadium, Inglewood, Kaliforni – Los Angeles Rams vs. Cincinnati Bengals)
– Super Bowl 55: 11,840 dollarë (Raymond James Stadium, Tampa, Florida – Tampa Bay Buccaneers vs. Kansas City Chiefs)
Super Bowl 60 konfirmon edhe një herë statusin e tij si eventi sportiv më i shtrenjtë dhe më i ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


