
Diplomojnë 107 oficerë të rinj doganorë
Në kuadër të 26-vjetorit të themelimit, Dogana e Kosovës shënoi të martën edhe diplomimin e 107 oficerëve të rinj doganorë, në një ceremoni solemne ku u theksua roli i saj thelbësor për sigurinë ekonomike, mbrojtjen e rendit ligjor dhe sovranitetin e vendit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi Doganën si vijën e parë të mbrojtjes kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e përshkruar atë si një shtyllë të rëndësishme të shtetit.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, theksoi fisnikërinë e shërbimit ndaj shtetit dhe kujtoi sakrificat e brezave për lirinë dhe ndërtimin e vendit.
Drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu, veçoi Mitrovicën e Veriut si një zonë dikur sfiduese, por që sot është nën funksionim të plotë shtetëror.


