
Chiesa vendos: Dua të qëndroj te Liverpool
Sulmuesi italian, Federico Chiesa, ka shpërthyer në emocion pas fitores së Liverpool-it ndaj Bournemouth, ku shënoi një gol të bukur.
Pas ndeshjes, Chiesa deklaroi se e ardhmja e tij është e lidhur me klubin anglez.
“Vendimi im është të qëndroj! Dua të qëndroj dhe të luftoj për të gjitha trofetë këtu,” u shpreh ai.
Ai theksoi gjithashtu dashurinë për fanellën e kuqe.
“Unë e dua Liverpool Football Club,” tha Chiesa, duke entuziazmuar tifozët e “The Reds”.


