LDK kundër shkyçjeve masive të bizneseve: “Politika shkatërruese e Kurtit po merr formë”

LDK kundër shkyçjeve masive të bizneseve: “Politika shkatërruese e Kurtit po merr formë”

KEDS ka nisur sot shkyçjet masive të bizneseve që nuk kanë kaluar në tregun e lirë të energjisë, sipas vendimit të ZRRE-së.

Nga kompania u bë e ditur se janë shkyçur rreth 450 biznese, ndërsa janë identifikuar mbi 1400 njehsorë elektrikë.

Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku deputetja Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit. Ai ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE dhe në çdo institucion tjetër. Shkyçja e dhunshme e mbi 1300 bizneseve është persekutim. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që të merret me këto institucione,” u shpreh Bajrami.

Ajo shtoi se qytetarët po paguajnë për “mafinë energjetike” dhe paralajmëroi pasoja të rënda ekonomike.

“Faturat për ekonomitë familjare janë dyfishuar. Me këto politika do të vijë një valë e re inflacioni. Disa biznese do të mbyllen tërësisht, e disa do të largohen drejt vendeve fqinje,” theksoi deputetja e LDK-së.

Share This