Prishtina fiton dramën në Skenderaj, truimfon edhe Ballkani, Llapi dhe Ferizaj ndajnë pikët

Prishtina fiton dramën në Skenderaj, truimfon edhe Ballkani, Llapi dhe Ferizaj ndajnë pikët

Ndeshje spektakolare në Skenderaj! Prishtina ka arritur një fitore dramatike ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 4-3, në një përballje plot emocione dhe kthesa të papritura.

Kryeqytetasit e nisën furishëm takimin, duke shënuar tre gola që në pjesën e parë, për të krijuar një epërsi të thellë 4-0 në minutat e para të fraksionit të dytë. Por vendasit të Drenicës nuk u dorëzuan – ata reaguan fuqishëm, duke realizuar tre gola radhazi dhe duke e kthyer ndeshjen në një thriller të vërtetë.

Në minutat e fundit, Drenica ishte shumë afër barazimit, por Prishtina rezistoi dhe arriti të ruajë tri pikët e plota, duke vazhduar rrugëtimin drejt kreut të tabelës së Superligës së Kosovës.

Ndërkohë, në një ndeshje tjetër të kësaj fundjavë, Ballkani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat të pastër 2-0, duke mbetur në ndjekje të afërt me skuadrat kryesuese.

Ndeshja mes Llapit dhe Ferizajt në kuadër të Superligës së Kosovës përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, pas një dueli të fortë dhe me shumë emocione në fushë.

Qysh në minutat e para të lojës, të dyja skuadrat treguan qasje sulmuese, duke krijuar raste të mira shënimi, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, Llapi mori epërsinë pas një ore lojë me golin e Muhamet Hysenit, duke e çuar rezultatin në 1-0. Megjithatë, reagimi i Ferizajt erdhi shpejt: vetëm pesë minuta më vonë, Betim Haxhimusa realizoi një gol spektakolar me gërshërë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Të dyja skuadrat patën mundësi për të siguruar fitoren — Donart Llabjani u ndal nga portieri Coric, ndërsa Gnapi rrezikoi në anën tjetër, por pa sukses.

Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Llapi me Ferizajn ndanë nga një pikë.

Pas kësaj barazimi, të dyja ekipet kanë nga 10 pikë në renditje.

Share This