
Zyrtare: Daniele De Rossi merr drejtimin Genoas
Ish-kapiteni dhe legjenda e Romës, Daniele De Rossi, është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Genoas.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi italian përmes kanaleve të tij zyrtare.
De Rossi ka nënshkruar një kontratë tetëmujore, me mundësi zgjatjeje automatike për një vit tjetër, nëse Genoa arrin të sigurojë mbijetesën në Serie A.
Një detaj interesant lidhet me faktin se De Rossi do ta rifillojë karrierën e tij si trajner pikërisht në stadiumin ku e përfundoi atë me Romën.
Ndeshja e tij e fundit si trajner i verdhekuqve ishte pikërisht ndaj Genoas, ku u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të barazimit 1-1.
Për këtë arsye, në debutimin e tij këtë të diel, De Rossi nuk do të jetë në stol, ndërsa skuadra e Genoas do të përballet me Fiorentinën.


