Bogujevci: Opozitarët po vazhdojnë ta shkelin Kushtetutën

Bogujevci: Opozitarët po vazhdojnë ta shkelin Kushtetutën

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci tha se deputetët e partive opozitare po vazhdojnë të shkelin Kushtetutën, duke mos marrë pjesë në votim.

Ajo tha se si parti e parë, Vetëvendosja ka ofruar disa zgjidhje gjatë kësaj periudhe, por që tha se janë refuzuar nga opozitarët.

Bogujevci tha se përveç që opozitarët nuk kanë propozim konkret, ajo tha se po e dëmtojnë Kuvendin e Kosovës e po e shfrytëzojnë sallën plenare, në forma që siç tha ajo nuk ka ndodhur kurrë më herët.

“Nga fillimi ende pa dalë aktvendimi i Gjykatës Kushtetues ne kemi ofruar dialog, propozime, opozita ka refuzuar e nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Vazhdojnë të mos marrin pjesë në votim duke shkelur Kushtetutën. Nuk kanë asnjë propozim konkret, nuk po kuptoj çka po duan, përveç që po e dëmtojnë Kuvendin e Kosovës, përveç asaj duke e shfrytëzuar sallën plenare në forma që kurrë më herët nuk është bërë”, tha ajo, raporton rtk.

Share This