
Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë
Ka dështuar për herë të 47-të përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Edhe këtë herë kryesuesi i seancës, Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për Votim të Fshehtë, i cili mori 51 vota për nga 105 deputetë në sallë, derisa asnjë nuk ishte kundër e asnjë nuk abstenoi. Si rrjedhojë, në mungesë kuorumi seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh, raporton rtk.


