
“Bashkim me Vjosa Osmanin në garë elektorale”, LDK e merr vendimin të shtunën – Kujtim Shala tregon a është pro apo kundër
Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka bërë të ditura detajet nga marrëveshja që pritet të zyrtarizohet të shtunën mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së.
Shala tha se Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër.
Të shtunën, ai tha se pritet të merren vesh detajet e marrëveshjes duke theksuar se “kemi të bëjmë me një lloj bashkimi në garë elektorale”.
I pyetur nëse personalisht Shala kishte qenë pro këtij bashkimi, ai tha se në parim është “pro të gjitha bashkëpunimeve”, transmeton GE.

