Aston Villa-Freiburg, finalja e madhe e Europa League

Aston Villa-Freiburg, finalja e madhe e Europa League

Aston Villa është finalistja e madhe e Europa League, pasi eliminoi bindshëm Nottingham Forest në gjysmëfinale.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery triumfoi me rezultat të thellë 4-0 në “Villa Park”, duke përmbysur humbjen minimale të ndeshjes së parë dhe duke siguruar finalen me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Aston Villa dominoi plotësisht sfidën e kthimit, duke kontrolluar lojën nga fillimi deri në fund dhe duke krijuar vazhdimisht raste të rrezikshme para portës kundërshtare.

Golin e parë për vendasit e realizoi Ollie Watkins në minutën e 36-të, duke i dhënë avantazhin Aston Villas para pushimit mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me ritëm të lartë dhe arritën të shënojnë edhe tre herë të tjera. Emiliano Buendía realizoi nga penalltia për 2-0 në minutën e 58-të, ndërsa John McGinn vulosi triumfin me dy gola të shpejtë në minutat 77 dhe 80.

Në finalen e madhe të Europa League, Aston Villa do të përballet me SC Freiburg, që eliminoi SC Braga me rezultat të përgjithshëm 4-3, pas fitores 3-1 në ndeshjen e kthimit.

Share This