
Ali Ahmeti përkujton 11 shtatorin: Ditë dhimbjeje, por edhe forcë për t’u përballur me terrorizmin
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kujtuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti theksoi se kjo ditë mbetet kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës, por edhe e forcës për t’u qëndruar përballë dhunës dhe terrorizmit.
“11 shtatori është kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës, por edhe e forcës për të qëndruar kundër dhunës dhe terrorizmit. Sot bashkohemi në nderim të viktimave dhe në përkushtimin për një botë më të sigurt dhe më paqësore”, ka shkruar ai.


