
Avokati Luka Misetic: Hashim Thaçi është i pafajshëm
Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nisi deklaratën përmbyllëse në gjykimin në Gjykatën Speciale në Hagë.
I pari për deklaratën u ngrit Luka Misetic, avokati i Hashim Thaçit.
Fillimisht, ai tha se “Hashim Thaçi është i pafajshëm”.
Në dy ditët paraprake, prokurorë të Prokurorisë së Specializuar thanë deklaratën përmbyllëse të organit të akuzës.
Deklaratën përmbyllëse e dha dje edhe Mbrojtësi i Viktimave.
Nga sot, avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i japin deklaratat e tyre përmbyllëse, deri më 18 shkurt.
Prokuroria e Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së.

