Presidenti Ademi takon Çeferinin dhe presidentin e PSG-së: Kryefjala e diskutimit ishte e ardhmja dhe zhvillimi i futbollit

Presidenti Ademi takon Çeferinin dhe presidentin e PSG-së: Kryefjala e diskutimit ishte e ardhmja dhe zhvillimi i futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka marrë pjesë sonte në një darkë të veçantë të organizuar në Tiranë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shkruan Rekordi.net.

Në këtë event ishin të pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, si dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Darka u mbajt në kuadër të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila për herë të parë zhvillohet në Shqipëri.

Ademi u shpreh i kënaqur për këtë takim, duke theksuar rëndësinë e diskutimeve mbi të ardhmen dhe zhvillimin e futbollit në vendet anëtare të UEFA-s, si dhe forcimin e rolit të këtij sporti në nivel global.

Gjithmonë kënaqësi të jem bashkë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

“Sonte presidenti i FSHF-së, miku im, Armand Duka organizoi darkë të veçantë në Tiranë, ku për herë të parë u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kryefjala e diskutimit ishte e ardhmja dhe zhvillimi i futbollit në të gjitha vendet anëtare të UEFA-s dhe forcimi i rolit të këtij sporti në nivel global”, ka shkruar Ademi. /Rekordi.net

Share This