
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje anëtarëve dhe strukturave të partisë që të ecin të bashkuar drejt së ardhmes dhe të angazhohen më shumë për përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve.
Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Abdixhiku e ka cilësuar këtë fazë si një “fillim të ri” për LDK-në, duke theksuar se tani prioritet duhet të jenë veprimet konkrete, e jo fjalët.
“Është koha të flasim më pak dhe të punojmë më shumë”, ka shkruar ai.
Kreu i LDK-së ka theksuar se partia duhet të rreshtohet qartë pas zërit të qytetarëve dhe të kontribuojë aktivisht në realizimin e pritshmërive të tyre, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët.
“Lidhja ju pret dhe ju thërret”, përfundon mesazhi i Abdixhikut.


