
Reali në gjysmëfinalen e Kupës së mbretit, mund Leganes-in
Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit duke mundur në udhëtim Leganes-in, me rezultat 2-3.
‘Los Blancos’ vuajtën mjaft shumë për të fituar këtë ndeshje edhe pse madrilenët kaluan në epërsi prej 0-2, me një gol të Modric (18’) Endrick (25).
Megjithatë, vendësit nuk u dorëzuan dhe përmes Gruz (39 nga penalltia dhe 59’) barazuan shifrat në 2-2.
Krejt në finish të ndeshjes Reali me anë të Garci (90+3), gjetën golin e tretë dhe të fitores për të kaluar në gjysmëfinalen e kësaj garë, e dyta për nga rëndësia në Spanjë.