‘Termet’ te Portugalia, Ronaldo largohet nga grumbullimi: Arsyet do i tregoj në kohën e duhur

‘Termet’ te Portugalia, Ronaldo largohet nga grumbullimi: Arsyet do i tregoj në kohën e duhur

Situata nuk është aspak e qetë në kampin e Portugalisë në prag të ndeshjes se nesërme kundër Danimarkës.

Pas deklaratave të trajnerit Jorge Jesus në konferencën për shtyp, Cristiano Ronaldo (që nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë) është larguar nga grumbullimi i skuadrës kombëtare.

Ylli portugez ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, konfirmon largimin nga grumbullimi, por deklaron se arsyet do ti tregojë në kohën e duhur.

“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, vendosa të largohem nga grumbullimi i kombëtares. Në kohën e duhur, do t’u tregoj portugezëve të vërtetën rreth arsyeve të largimit tim nga kombëtarja, të cilës i jam përkushtuar gjithmonë”.

“Tani është koha për t’i uruar fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, ka shkruat Ronaldo në rrjetet sociale.

Share This