Milani s’heq dorë nga Jashari, zhvillimet e fundit janë interesante

Milani s’heq dorë nga Jashari, zhvillimet e fundit janë interesante

Milani dhe Club Brugge po vazhdojnë negociatat për mesfushorin Ardon Jashari, i cili po insiston që karrierën ta vazhdoj në Itali.

Milani ka kohë që po kërkon Jasharin, por deri më tani ekipi nga Belgjika ka refuzuar ofertat e ekipit nga Serie A.

Oferta e fundit e Milanit kap vlerën e 38 milionë eurosh me bonuse derisa Brugge po kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e Jasharit.

Jashari së fundmi ka bojkotuar Bruggen dhe po ashtu nuk është përfshirë në ekip për ndeshjen e Superkupës së Belgjikës që luhet sot.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 me Bruggen, por është i vendosur për t’iu bashkuar Milanit dhe për këtë arsye skuadrat po vazhdojnë negociatat për një marrëveshje eventuale për Jasharin.

Share This